Flash News

KRYESORE

I anulohet shfaqja në stadium, Jason Derulo performon për fansat nga ballkoni

I anulohet shfaqja në stadium, Jason Derulo performon për fansat nga

Këngëtari i njohur i muzikës botërore, Jason Derulo, mbrëmjen e djeshme kishte të programuar një koncert në Pragë, por ai u anulua për arsye se stadiumi “Tipsot Arena” nuk ishte i sigurt.

Edhe pse stafi i menaxhimit të tij e shtyu datën e koncertit, pra shfaqja do të realizohej disa ditë më vonë, ai nuk donte që fansat të ktheheshin në shtëpi të zhgënjyer prandaj vendosi të improvizojë një performancë në ballkonin e stadiumit.

Në një video të shpërndarë në “Instagram”,  shihet momenti kur Jason doli në ballkon me një mikrofon në dorë dhe këndoi për ta hitet e tij më të njohura.

“Nuk mund ta lejoja “familjen” time të shkonte me duart bosh. Dashuria dhe lidhja që ndamë së bashku natën e kaluar do jetë gjithmonë tatuazh në zemrën time”, shkruan këngëtari bashkangjitur videos.

Të fundit