Flash News

KRYESORE

I arrestuan të birin pas protestës së opozitës, e ëma e Dorian Protoduarit: Shkak akuzat ndaj Gjiknurit

I arrestuan të birin pas protestës së opozitës, e ëma e

Dorian Protoduari është një nga protestuesit e arrestuar sot nga policia pas pjesëmarrjes në protestën para Parlamentit. E ëma e Protoduarit, nga ambientet para Drejtorisë së Policisë, aty ku ndodhen banorët e ‘Astirit’ por dhe ish-deputetët e PD, u shpreh se djalin ia kanë arrestuar pas akuzave të tij ndaj Damian Gjiknurit.

“Kjo qeveri tregon me arrogancën e tyre se po i burgosin vetëm për shkaqe politike. Policia po hakmerret me djalin tim. Por ne nuk trembemi. I themi liroje djalin se djali im nuk ka bërë asgjë. Djali im ka marrë pjesë në protestë dhe nuk ka bërë asgjë dhe e them para kamerave, nëse e gjejnë një faj te djali im le të  më tërheqin mua zvarrë”, u shpreh zonja.

Më tej ajo shtoi se të birin e kanë arrestuar sapo ka zbritur nga autobusi i lagjes.

“Djali im sa zbriti nga autobusi i shtëpisë dhe kanë ardhur 20 persona e kanë arrestuar. Dalin tim e kanë marrë sot se ka akuzuar Gjinkurin”, u shpreh e ëma e Protoduarit.

[video width="360" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/03/arrestimi.mp4"][/video]

Të fundit