Flash News

KRYESORE

I arrestuari sot në Tiranë tre vite më parë u arratis nga komisariati

I arrestuari sot në Tiranë tre vite më parë u arratis nga

Policia njoftoi sot arrestimin e 29-vjeçarit Bledar Zefi, pasi është dënuar me 10 vite burg për pjesëmarrje në një bandë kriminale në Itali.

Kjo nuk është hera e parë që policia ndalon shtetasin në fjalë. Ai është arrestuar edhe një herë në vitin 2015 por arriti të arratisej nga mjediset e komisariatit numër 3 pak orë pasi ishte ndaluar.

Pasi arriti t’ju ikte policëve që po e ruanin, i riu kapërceu kangjellat e komisariat, dhe për tre vite qëndroi në arrati. Arratisja e tij u bë vetëm pak kohë, pasi ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, kishte inauguruar ambientet e reja të komisariatit numër 3.

Të fundit