Flash News

KRYESORE

I ati feston ditëlindjen, urimi prekës i Xhakës: Të paça gjithmonë pranë baba

I ati feston ditëlindjen, urimi prekës i Xhakës: Të

Ditën e sotme babai i dy futbollistëve shqiptarë, Granit dhe Taulant Xhaka, feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonin urimet për të.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ Graniti i ka uruar ditëlindjen të atit duke e falenderuar për të gjitha sakrificat që ka bërë familjen, si edhe duke i uruar shëndet e mbi të gjitha lumturi.

“Për ditëlindje të dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam pamasë, ne familja jote të falenderojmë ty edhe nënën tonë për çdo sakrificë dhe sfidë që keni kaluar për ne, për të qëndruar aty ku jemi sot, fal jush. Festofsh edhe shumë vite të tjera! Urime ditëlindjen, të paça gjithmonë babi më i mirë”, ka shkruar Graniti bashkangjitur fotos me të atin.

https://www.instagram.com/p/Bi_pOwGFOpu/?taken-by=granitxhaka

Të fundit