Flash News

KRYESORE

I ati i sëmurë, princi Charles shoqëron Meghan Markle në altar

I ati i sëmurë, princi Charles shoqëron Meghan Markle në

I ati i Meghan Markle është i sëmurë për këtë arsye s’mund të shoqërojë të bijën në altar. Është princi Charles, i cili do të shoqërojë Meghan Markle në altar të shtunën kur ajo të martohet me princin Harry. Lajmi është konfirmuar nga pallati Kensington.

“Princi i Wellsit është i nderuar të mirëpresë zonjushën Markle në familjen mbretërore në këtë mënyrë” – shtoi Pallati.

Nëna e Markle, Doria Ragland, do të shoqërojë të bijën drejt kishës së Shën George në Windsor. Ragland do të takohet gjatë ditës edhe me mbretëreshën, në kështjellën Windsor, shoqëruar nga Meghan dhe princi Harry.

Të fundit