Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
I bën ‘gjyqin’ Metës, kreu i Komisionit Hetimor u kap në përgjimet e BILD për vjedhje votash
Komisioni Hetimor që është ngritur posaçërisht për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka nisur sot në orën 10.00. I pranishëm në këtë Komision ka qenë vetë presidenti Meta, i shoqëruar nga këshilltarët e tij; nga Këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri, Këshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj si dhe këshilltari për Mediat, Tedi Blushi.
Kryetari i komisionit është Ulsi Manja, i cili hapi mbledhjen ndërsa në unanimitet u ra dakord dhe rendi i ditës.
“Ndarja e pushteteve nuk është dispozitë që mund të lexohet lirisht. Por është filozofi drejtimi, e ushtrim kompetencash. Kushtetua nuk përcakton detaje për ushtrimin e kompetencave, por janë krerët e shteteve ata që vetëpërmbahen në ushtrimin e tyre. Ky sistem i adoptuar nga Kushtetuta, përpara kërkesës së luajitetit, shpreh interes të ndërsjellët ndaj secilit institucion. Këto ishin disa konsiderata të miat për çështjen në shqyrtim. Duke shpresuar në bashkëpunimin e anëtarëve sot, ju ftojmë që ti krijojmë mundësinë presidentit që të shprehet në lidhje me hetimin”, pohoi Manja.
Kujtojmë se kreu i komisionit të ligjeve është një nga zyrtarët që u kapën në përgjimet e vjedhjes së votave në Dibër në vitin 2017. Ndaj tij nuk ka nisur akoma asnjë hetim dhe as verifikim. Përgjimet janë dokumente zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe u publikuan nga gazeta gjermane “Bild”.
Vet Manja nuk e ka mohuar vërtetësinë e tyre, por në mënyrë ironike duke folur për vjedhjen e votave ka thënë se kanë qenë biseda miqësore.
Në këto përgjime, figuron ish ministri Gjiknuri, deputeti Ulsi Manja, ish ministri Saimir Tahiri, deputeti Xhemal Qefalia dhe Ymer Lala.