Flash News

KRYESORE

I bënë atentat te Liqeni Artificial, viktima është ish i përndjekur politik

I bënë atentat te Liqeni Artificial, viktima është ish i

Haxhi Baçinozi u vra në një atentat me armë zjarri pasditen e sotme te zona e Liqenit Artificial në Tiranë.

Mësohet se viktima u qëllua për vdekje me tre plu,ba nga dy persona të maskuar, të cilët pas krimit u larguan me motor në drejtim të Saukut.

Por, kush është Haxhi Baçinozi? Mësohet se viktima është një ish-i përndjekur politik.

Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «agjitacion e propagandë». U dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «veprën e terrorit në bashkë-punim» (dënim i kombinuar).

Lidhur me ngjarjen, policia ka identifikuar autorët  me inicialet I.H dher I.M dhe është vënë në kërkim të tyre, ndërsa mësohet se krimi ka ndodhur në sy të djalit të viktimës.

Haxhi Baçinozi nuk rezulton person me precedent të mëparshëm penal, por dyshohet për një konflikt të kohëve të fundit me autorët.

Shkaqet janë ende të paqarta.

Detaje nga vrasja te Liqeni Artificial, identifikohet viktima, i bënë atentat në sy të djalit të mitur

Të fundit