Flash News

KRYESORE

I biri i Sokol Olldashit në protestën e opozitës. Apel për bashkim pa dallime partiake

I biri i Sokol Olldashit në protestën e opozitës. Apel për

Djali i deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi, Glauk Olldashi u ka bërë apel qytetarëve t’i bashkohen protestës së Partisë Demokratike, të premten në orën 20:00 para kryeministrisë. Në Facebook, Glauk Olldashi shkruan se në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët tanë e i paraardhësve tanë do shkelet.

“Të kërkosh pacënueshmërinë e lirisë së votës do të thotë të kërkosh respektimin e sistemit demokratik, në themelet e të cilit qëndron kontributi i të gjithë demokratëve, që ditën të rrëzonin sistemin më të egër totalitar. Krimi më i madh që na ka bërë kjo qeveri është vjedhja e idealit. Dhe, në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët tanë e i paraardhësve tanë do shkelet! Në vitet ‘90, Shqiptarët jetonin në skamje, ama diskutohej dhe luftohej për ideale. Sot diskutohet vetem mirëqenia personale dhe idealet janë harruar. Dua t’i bëj thirrje të gjithe shqiptarëve, të mëdhenj e të vegjël, të majtë e të djathtë: të harrojmë ndasitë e të bashkohemi për veten tonë, për familjet tona e për Shqipërinë tonë!”, shkruan Glauk Olldashi.

Glauku është parë pranë Partisë Demokratike, që prej djegies së mandateve, ndërsa është edhe anëtar aktiv i FRPD-së.

Të fundit