I bllokuan rrugën Ramës, burg për 4 drejtuesë të Partisë Demokratike

Gjykata e Elbasanit ka lene te lire ish-deputetin e Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi, pavarësisht kërkesës së prokurorit Ritvan Suka që kërkoi masën arrest me burg.

Ndërkohë gjyqtari la në burg kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Librazhdit e Prrenjasit, Arjan Karriqi e Bujar Vreto dhe dy anetar te tjere, që tentuan t’i bllokonin rrugën kryeministrit Edi Rama 2 ditë më parë në Librazhdt.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit, pengim të subjekteve zgjedhore.

  • Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd) në arrest me burg;
  • Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD) lirohet;
  • Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd) lirohet;
  • Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas) në arrest me burg;
  • Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas) lirohet;
  • Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi në arrest me burg burg;
  • Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni në arrest me burg;