Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
I buzëqeshur dhe me një dorë në xhep, mbërrin në Prokurorinë e Tiranës Ardian Dvorani
I qetë dhe i buzëqeshur, ndërsa në njërën dorë mban një dosje dhe tjetrën në xhep, kreu i këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka mbërritur fiks në orën 10.00 në Prokurorinë e Tiranës.
Ai u thirr për të dhënë dëshminë e tij lidhur me kallëzimin e kryer ndaj tij nga presidenti Ilir Meta për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.
Ndërkohë, një ditë më parë në prokurori u thirr për të dhënë shpjegime edhe presidenti Meta.
Pas rreth një ore, presidenti tha se ka dhënë shpjegime plotësuese, ndërsa apeloi Prokurorinë që të vijojë procesin pa presione politike.
Po ashtu, duke nisur nga nesër e në ditët në vijim, pritet të thirren edhe anëtarë të tjerë të KED , Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, apo Vitore Tusha, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese.
Më pas, pritet që Prokuroria të vendosë nëse do ta marrë Dvoranin si person nën hetim ose jo. Nëse ndaj kreut të KED do të nisë hetim, atëherë ky institucion do të përfshihet në një ngërç institucional, pasi automatikisht Dvorani do të largohet nga ky post.