Flash News

KRYESORE

I cilëson si të paaftë, Thaçi shkarkon tetë ambasadorë të Kosovës

I cilëson si të paaftë, Thaçi shkarkon tetë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka firmos shkarkimin nga detyra të 8 ambasadorëve ët Kosovës. Sipas mediave në Kosovë, Thaçi i ka cilësuar ambasadorët e shkarkuar si të paaftë për postin që mbanin dhe sipas tyre ambasadori kosovar në Maqedoni u cilësua si më i dobëti në detyrën e tij pasi në kohën që Ylber Hysa shërbeu në Maqedoni mes dy vendeve nuk u arrit të nënshkruhej asnjë marrëveshje.

Ambasadorët të cilët janë liruar nga detyra nga Thaçi janë: Valdet Sadiku në Serbi, Edon Cana në Francë, Avni Spahiu në Turqi, Nexhmi Rexhepi në Slloveni, Rexhep Boja në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Lirim Grejçevci në Mbretërinë e Bashkuar, Ylber Hysa në Maqedoni dhe Shpend Kallaba në Bullgari.

Të fundit