Flash News

KRYESORE

I damkosur me njollën e turpit, largohet (më në fund) nga Shqipëria ambasadori Borchardt

Shefi i prezencës së OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt do të largohet nga Shqipëria. Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomati sqaron se largimi i tij nga vendi ynë do të ndodh në 2 shtator, datë në të cilën i përfundon edhe mandati.

Megjithatë, Shqipëria ka qenë një destinacion aspak i lehtë për të në kryerjen e detyrave prej diplomati. Qëndrimi 4 vjeçar i të dërguarit të OSBE-së në Shqipëri është i mbushur me evente të ndryshme, falë zgjedhjeve 'të përpjekura' (ose jo) të tij.

Shefi i prezencës së OSBE në Tiranë zhvilloi në vazhdimësi një marrëdhënie e vështirë me opozitën, për shkak të pozicionit të njëanshëm dhe mbështetjes së pakushtëzuar që i dha qeverisë në momente të caktuara.

[caption id="attachment_408721" align="alignleft" width="512"] "Borchardt, shame on You"[/caption]

Mirëpo, emri i Borchardt do të bëhej kryefjalë dite gjatë protestave studentore, ku qëndrimit të tij pro kryeministrit Rama dhe kërkesës ndaj studentëve për t’u ulur në bisedime, këta të fundit do t’i përgjigjeshin në një mënyrë mjaft origjinale. Me një damkë turpi të shkruar në hyrjen e shtëpisë ambasadorit ku thuhej “Shame on you”.

Opozita dhe kryedemokrati Basha asnjëherë nuk e pranuan autorësinë e këtij veprimi. Ndërkohë, figura e ambasadorit do të ‘zhytej’ edhe më thellë, dhe të kritikohej së tepërmi nga shqiptarët, pas gjestit të tij të dytë të shëmtuar në tetor të vitit të kaluar ndaj banorëve të Unazës tek Astiri.

Thirrjeve irrituese të protestuesve për t’iu bashkuar, në nismën e tyre për zmbrapsjen e projekti të Unazës së Madhe, i cili parashikonte shembjen e shtëpive të tyre, Borshard iu përgjigj në një mënyrë tepër fyese dhe të ulët për një përfaqësues ndërkombëtar, duke ngritur gishtin e mesit.

[caption id="attachment_408722" align="alignleft" width="920"] Gishti i mesit të diplomatit ndaj banorëve protestues të Unazës tek Astiri[/caption]

Incidenti, i ndodhur në një moment kur dhjetëra persona po protestonin jashtë komisariatit të policisë për lirimin e familjarëve të tyre të shoqëruar, bëri xhiron e rrjetit. Ndërsa Borchardt, u kthye në një figurë të urryer për shumë shqiptar, të cilët as nuk do ta vinin në konsideratë ndjesën e tij, duke kërkuar largimin.

[caption id="attachment_408723" align="alignleft" width="844"] Grup protestuesish me pankarta në duar që kërkojnë shpalljen "non grata" të Shefit të OSBE-së në Tiranë, ndërkohë që Prezenca e OSBE në Shqipëri diskutonte mbi “forumin e Lirisë së mediave”[/caption]

Megjithatë, i justifikuar me faktin se u provokua nga turma dhe një ndjesë publike, Borchardt do të vijonte punën deri në përfundim të mandatit.

Zhvillimet e mëvonshme, me tërmetin e 26 nëntorit dhe pandemisë së COVID-19, do të linin komplet në harresë ‘bëmat’ e ambasadorit deri dje, me mesazhin e tij të ‘lamtumirës’.

Postimi i plotë i Borchardt:

Të dashur miq dhe kolegë,

Pas shtatë vitesh në Shqipëri dhe katër vjet si Shef i Prezencës së OSBE-së, tani jam duke arritur gjatësinë maksimale të një mandati të Shefit të Misionit. Unë jam duke u larguar nga Shqipëria në 2 Shtator.

Pas kaq vitesh do të qëndroj në kontakte me Shqipërinë dhe me shumë miq këtu. Jam i sigurt se do të takoj shumë prej jush kur vizitoj këtë vend të bukur dhe interesant.

Ju falënderoj për gjithë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Më vjen keq që në kushte COVID nuk mund të ju ftoja për një pritje lamtumire ose për një takim tjetër personal.

OSBE është në proces të rekrutimit të pasardhësit tim. Në ndërkohë, për çdo pyetje programatike, ju lutemi kontaktoni znj. Jelena McCoy ([email protected]), për çdo pyetje të administrimit të misionit, ju lutemi kontaktoni z. Alexandru Murzac ([email protected]). Për çështje politike, ju lutemi kontaktoni z. Laurentiu Stinga ([email protected]).

Mund të më kontaktoni tek bhborchardt@ëeb.de, ose me postë nën Bernd Borchardt Uhlgasse 2 53157 Bon / Gjermani

(Si nëpunës në pension në pension sigurisht që nuk do t'i kontrolloj postat e mia rregullisht J)

Ju uroj gjithçka më të mirë, qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm!

Bernd Borchardt

Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Të fundit