Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Rasti më hodhi dje në urgjencën e Spitalit Ushtarak, të shndërruar në Spitalin Universitar të Traumës. Kjo fjala e fundit përshkruan fare mire, jo vetëm rastet urgjente dhe të rënda që vijnë e parkojnë shpresën në këtë qoshk të sistemit shëndetësor shqiptar, por edhe goditjen që duhet të pësojnë shoqëruesit e tyre.
Po ndihmoja një kolege dhe mikeshë, e cila pësoi aksident kur po uleshim nga mali i Çikës në Vlorë. Një kavilje e lënduar dhe e enjtur, që dyshohej si ‘shembje’ apo ‘nxjerrje’, rezultoi një fracture, me 6 javë në allçi dhe një proces rikuperimi ndoshta edhe më të gjatë.
E ndala makinën para derës së Urgjencës, sa për të ‘zbarkuar’ të plagosurën dhe u rrotullova nga pas godinës për të parkuar diku. Goditja e parë më erdhi nga ndryshimi i beftë mes ballinës dhe oborrit të parmë të Urgjencës me pamjen që shpaloset në pjesën mbrapa (jashtë kamerave). Rruga me gropa, thasë të zinj mbeturinash, në tokë dhe përmbi kosha. Janë mbetje spitalore, toksike dhe infektuese, të hedhura si çdo mbeturinë tjetër urbane, pa asnjë perimetër kujdesi apo sigurie.
Përballë tyre vazhdon një rresht i gjatë sferash betoni me nga një shufër hekuri ngulur te secila dhe një shirit që i lidh me njëra-tjetrën; sinjalizon se ky është një kufi që nuk duhet kaluar. Të ngulur përgjatë një hapësire që mund të ishte vijëzuar dhe ndarë në një duzinë vendesh parkimi për stafin, prania e tyre ngjan e pavend dhe fyese. Dikush ka menduar që ‘zaptimi’ është ide më e mirë.
Më vonë, në bisedë me një prej kirurgëve të urgjencës kuptohet se pse është gjetur kjo zgjidhje, as inteligjente, as simetrike dhe as racionale, për të bllokuar një korsi me këto gjyle betoni. Ka të bëjë me interesa financiare (është punë lekësh, o trap!) mbi parkingun e spitalit. I cili nuk është i Ushtarakut, siç më shpjegon mjeku, por i një krijese ala PPP, një ndërmarrjeje policore shtetërore që quhet ‘Illyrian Guards’. Ata janë ‘policia’ që mbikqyr Spitalin e Traumës dhe menaxhon parkingun. Mbajnë uniforma të çuditshme pa shenja identifikuese (mos janë këta policët e Ramlleshit që goditën protestuesit!), në një ton të së errëtës, ndoshta afër asaj të trupave fashiste të Musolinit. Prania e tyre është e dukshme dhe invazive në hyrje dhe te recepsioni i Urgjencës. Në pjesën e pasme të godinës ‘vigjëlon’ një pjesëtar tjetër i kësaj trupe, me sa duket në rojë të instalacionit me gjyle betoni.
‘Më duhet të paguaj për parkingun çdo ditë’, më thotë mjeku ndërkohë që trajton kolegen. Del nga dhoma në korridor dhe e dëgjoj tek futet mes një sherri që ka plasur mes një kolegu dhe 'rojeve ilire'. “Unë jam mjek, nuk jam kamarier që marr porositë tuaja”, dëgjohet të thotë përmes derës së hapur. Futet brenda i xhindosur. "Na duhet të merremi edhe me këta", më thotë, "për 480 mijë lekë në muaj".
"Jam kthyer nga Amerika duke kujtuar se do të ndihmoj vendin tim. Kam bërë gabim. Po ju, gazetarët, pse nuk bëni një reportazh për kushtet tona, por flisni vetëm për politikë", më drejtohet mua me një zemërim që ngjan më shumë si dorëzim.
Unë nuk them shumë, por fakti që një spital publik përdor një polici shtetërore të sajuar, si ndërmarrje private për të menaxhuar një parking dhe për t’u marrë lekë mjekëve në shërbim publik dhe me rroga qesharake, më duket një episod barbarish shqiptare.
Nuk është i vetmi, sigurisht. Kur vizita dhe vendosja e allçisë mbaron, shkoj për të marrë makinën dhe për ta sjellë sërish para Urgjencës për të asistuar të plagosurën. Dal nga parkingu i cili në atë orë të natës është ‘i dorëzuar’; e ka të hapur traun dhe është pa pagesë (rroftë e diela vonë!) dhe ngas me kujdes duke u munduar të hulumtoj se ku mund të kthehem djathtas për të dalë te Urgjenca e Ushtarakut. Habitem kur e gjej veten para hyrjes së një spitali privat, Amerikanit, vazhdoj sërish duke kontrolluar në të djathtë, por nuk ka exit. E kuptoj se, unë dhe Shqipëria, kemi shkuar shumë larg, kur gjendem para portës hyrëse/dalëse të Amerikanit. Kuptoj me dhimbje se, po të hodhi rasti fatkeq në Urgjencën e spitalit publik të Traumës, që mban edhe mbiemrin pretencioz ‘Universitar’, për t’u kthyer sërish aty, duhet të kalosh nga hyrja dhe oborri i një spitali privat, të dalësh në rrugë të madhe dhe të futesh sërish në hyrjen e “Ushtarakut’. Si një helikopter në mjegull, me një të sëmurë në të, që kërkon vend të ulet, pak a shumë.
Ky është episodi i dytë që më sjell në mend sërish mjekun-kirurg i cili ankohej për kushtet, për pagën, për stresin, për parkingun dhe për gazetarët që nuk flasin apo shkruajnë për ta. Nuk kam gjë më shumë në dorë se sa ky shkrim, ku të vë në pah këto shëmti dhe babëzi që kanë prishur kufijtë e publikes dhe racionales në Shqipëri.
Edhe për të shprehur ndohtin që ndjej kur shoh Ramën dhe ministrat tek i fryjnë gajdes së një Shqipërie që ekziston vetëm në halucinacionet e tyre. Pjesën më të mirë të saj e kanë shitur vetë dhe ç’nuk kanë shitur e kanë zhvatur ‘amerikanët’ me çallmë të thertoreve private që quhen spitale.
I dashur Doktor: po, ke bërë gabim që je kthyer nga Amerika!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38