I dashuri i Dua Lipës tregon “surprizën”: Së shpejti në Shqipëri

Mbase nuk ka qenë e qëllimshme por Isaac Careë mund të ketë zbuluar një nga surprizat e Dua Lipës, siç mund të jetë rikthimi i saj në Shqipëri.

Në “ask me” në Instastory, një nga fansat e pyet nëse ai e ka vizituar ndonjëherë Shqipërinë dhe ai përmes videos thotë:

“Dy herë, së shpejti bëhen tre,” dhe bën me duart simbolin e shqiponjës.

Megjithëse nuk ka asnjë detaj deri tani, me shumë gjasa, Dua do të vijë në Tiranë për koncert.