Flash News

KRYESORE

I dehur në timon, përplas dy gra në Gramsh

I dehur në timon, përplas dy gra në Gramsh

Një aksident ndodhi mbrëmjen e të enjtes në qytetine  Gramshit. Dy gra mbetën të plagosura rëndë në vendin e quajtur Ura e Trashovicës, pasi u goditën nga një mjet.

Gratë, në moshën 50 dhe 55 vjeç janë dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë drejtuesi i mjetit që përplasi dy gratë është shtetasi me inicialet E.T., i cili ka qenë i dehur gjatë momentit të aksidentit.

Ai është shoqëruar në polici. Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

 

Të fundit