Flash News

KRYESORE

I dehur, oficeri i FNSH përplas qytetarin në Tiranë, arrestohet nga policia (EMRI)

I dehur, oficeri i FNSH përplas qytetarin në Tiranë, arrestohet

Oficer i FNSH Riza Kenga është arrestuar, pasi në gjendje të dehur aksidentoi qytetarin që qarkullonte me motor në Tiranë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nëTiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës njoftuan se arrestimi i efektivit të Policisë u bë pasi në datën 7 shtator, nën efektin e alkoolit ka aksidentuar rëndë me makinë në fshatin Laknas shtetasin Q.D 65 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak nën kujdesin mjekësor. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Të fundit