Flash News

KRYESORE

I dehuri plagos një person dhe i ikën me vrap policisë

I dehuri plagos një person dhe i ikën me vrap policisë

Një person në gjendje të dehur, ka sulmuar dhe plagosur një 43-vjeçar në qytetin Shkodrës. Pas kësaj, agresori ka mundur t'i shpëtojë forcave te rendit, megjithëse është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Nga ana e saj, Policia Vendore e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

“Më datë 30. 07. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A. D., vjeç 40, banues në Shkodër, pasi në gjendje të dehur, ka plagosur me mjete të forta shtetasin A. H., vjeç 43, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e uniformave blu të Shkodës.

Të fundit