Flash News

KRYESORE

I del krah Metës në 2 mars, zbardhen dy porositë e Bashës për krerët e degëve

I del krah Metës në 2 mars, zbardhen dy porositë e Bashës

Partia Demokratike ka vendosur të mbështesë tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta në 2 mars në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Basha u ka dërguar një mesazh krerëve të degëve ku u kërkon të mbështesë tubimin e presidentit, ndërsa zbardhen edhe dy porositë konkrete ndaj tyre.

Të nderuar Kryetarë, Më poshtë mesazhi i Kryetarit Basha për tubimin e organizuar nga Presidenti i republikes:

“Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”.

Dy porosi:

  1. Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë.
  2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative. Ju përshëndes!”, thuhet në mesazhin e Bashës.

Kujtojmë se kreu i PD, pak ditë më parë u thirr në një takim nga presidenti Meta, ku ky i fundit i bëri të ditur shkeljet që qeveria ka bërë për kapjen ne shtetit dhe Gjykatës Kushtetues.

Të fundit