Flash News

KRYESORE

I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 57-vjeçari shqiptar

I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë

Një 57-vjeçar, i shapllur në kërkim ndërkombëtar pasi drejtësia italiane e kishte dënuar me burg, është rrestuar nga Policia e Vlorës.

Shtetasi me inicialet K.P,  ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Katania, në vitin 2017 e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale "Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".

"Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë lokalizuar dhe më pas kapur e arrestuar në zonën e Skelës 57-vjeçarin K. P., me banim në Tepelenë", sqaron policia.

Pas procedurave, 57-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë.

Të fundit