Flash News

KRYESORE

I dënuar me 10 vjet burg, arrestohet në Morinë një i shumëkërkuar

I dënuar me 10 vjet burg, arrestohet në Morinë një i

Është arrestuar në pikën kufitare të Morinës një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova.

Istref Tahirukaj, 49 vjeç, banues në Deçan u arrestua në dogën, me qëllim ekstradimin e tij drejt Norvegjisë.

Ai akuzohet për trafik ndërkombëtarë droge dhe ishte i dënuar me 10 vjet burg.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare arreston një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Norvegjez. Specialistët e Policisë Kufitare bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht;

-Istref Tahirukaj, 49 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Norvegjeze.

Gjykata e Borgating Norvegji, me vendim Nr.03-01299M/03, më datë 12.12.2003, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale në fushën e narkotikëve. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

 

Të fundit