Flash News

KRYESORE

I dënuar me 18 vite burg, ekstradohet nga Greqia 56-vjeçari

I dënuar me 18 vite burg, ekstradohet nga Greqia 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është ekstraduar nga Athina në drejtim të Tiranës pasi gjykata e ka dënuar me 18 vite burg.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe” Armëmbajtje pa leje”", thuhet në njoftim.

Policia sqaron se ky shtetas në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj Tiranë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.

Të fundit