Flash News

KRYESORE

I dënuar me 20 vjet, ish-presidenti i Egjiptit humb jetën në gjykatë

I dënuar me 20 vjet, ish-presidenti i Egjiptit humb jetën në

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, ka humbur sot jetën në gjykatë.  Mediet shtetërore bëjnë me dije se ai fillimisht është ndjerë keq, kurse më tej ka ndërruar jetë.

Morsi ishte dënur me 20 vjet burg për përdorim të dhunës, arrestimin dhe torturimin e manifestuesve më 5 dhjetor 2012 para pallatit presidencial

60 vjeçari i kaloi 18 muaj në burg nën regjimin e Mubarakut për spiunazh dhe tradhti, si dhe për arratisje nga burgu dhe dhunë gjatë revoltës së vitit 2011.

Morsi përfaqësues i Vllazërisë Muslimane u zgjodh presidenti i Egjiptit me 51.7% pas balotazhit të zhvilluar me ish gjeneralin Ahmed Shafik.

Morsi ishte pasardhës i Hosni Mubarakut në postin e presidentit të Egjiptit, i cili u rrëzua nga ky post pas trazirave popullore.

Të fundit