Flash News

KRYESORE

I dënuar me 7 vjet burg, arrestohet pas 5 vitesh 27-vjeçari nga Lazarati

I dënuar me 7 vjet burg, arrestohet pas 5 vitesh 27-vjeçari nga

Një 27-vjeçar nga fshati Lazarat, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për disa vepra penale është arrestuar sot nga Policia e Gjirokastrës.

Pas aksionit të bujshëm policor në qershor të vitit 2014, ku pati dhe shkëmbim zjarri mes trafikantëve të Lazaratit dhe forcave të policisë, u vu në pranga shtetasi me inicialet E. S.

I riu akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”

Njoftimi i policisë:

Policia ekzekuton urdhrin e ndalimit ndaj 27 vjeçarit nga Lazarati për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Të fundit