Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
I dënuar me burg dhe në kërkim nga Interpol, reperi finlandez fshihej në Tiranë
Mertisi Allan Isberg, i njohur ndryshe si Mike Soilder, u arrestua të premten në Tiranë pas bashkëpunimit në shkëmbimin e informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL.
Mike Soilder është reper nga Finlanda, është dënuar në prill të 2017-s nga Gjykata e Apelit të Helsinkit me tre vite e 11 muaj burg për veprrat penale të drogës dhe armës pa leje, si dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur. Për të kanë shkruar disa media ndërkombëtare.
Njoftimi i policisë:
Një tjetër i kërkuar bie në pranga falë bashkëpunimit të suksesshëm të Interpol Tirana me homologët.
Kapet dhe arrestohet personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasi finlandez M. S., 34 vjeç.
Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga Drejtoria Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një bashkëpunimi të suksesshëm në shkëmbimin e informacioneve në kohë reale mes ZQK Interpol Tirana dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytetete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 - prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.
Shtetasit finlandez M. S., kryeson listën e personave të kërkuar në Finlandë, kjo sipas konfirmimit të Interpol Helsinkit, për shkak të panikut dhe rrezikut që ka shkaktuar për qytetarët.
Kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit M. S., u bë me qëllim ekstradimi drejt Finlandës.