Flash News

KRYESORE

I dënuar me rreth 9 vite burg, arrestohet shqiptari në Itali

I dënuar me rreth 9 vite burg, arrestohet shqiptari në Itali

Shqiptari, i cili ishte i shpallur në kërkim për trafik droge, është arrestuar në Itali. Në pranga ka përfunduar një 44-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Ai ka marrë dënimin në mungesë me 8 vite e 10 muaj burg, ndërsa është arrestuar nga policia italiane ditën e djeshme.

Oficerët italianë prej ditësh e mbanin nën vëzhgim shqiptarin, ndërsa prangosja e tij u bë pas një aksioni në një lokal  në zonën e Corniglianos.

Të fundit