Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
‘I dënuar në Itali për vjedhje makinash’, Mark Babani reagon pas akuzave të PD: Histori e sajuar për të më ulur imazhin
Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë më herët i dënuar në Itali për vjedhje makinash.
Në një dalje publike Babani shprehet se PD bën deklarata të rreme vetëm që të prishë imazhin e tij.
“E gjithë kjo histori është e sajuar. Është një histori që nuk ka lidhje me mua. Unë deklarimet i kam pasur shumë të qarta. Ato nëse kanë prova mund të shkojnë në prokurori. Absolutisht nuk ka lidhje me gjurmët e gishtërinjve të mi.
Unë jam i gatshëm që të shkoj në Prokurori dhe të jap shenjat e gishtave. Normalisht ata do sajojnë që të më ulin imazhin. Më 4 prill 1994 kam qenë në hotel dhe kam qenë në punë. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë as i arrestuar dhe as i ndaluar nga policia, kurrë. Kam aktivizuar avokatët e mi, që të bëjnë padi për shpifje ndaj Gazmend Bardhit”, tha Babani.
PD publikon dokumentet nga sistemi i burgjeve: Mark Babani, i dënuar në Itali për vjedhje makinash