Flash News

KRYESORE

I dënuar nga Gjykata e Romës, arrestohet 39-vjeçari nga Durrësi

I dënuar nga Gjykata e Romës, arrestohet 39-vjeçari nga

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 39-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Genci Maksuti, 39 vjeç, banues në Durrës ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana kapën edhe 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë, ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2018 e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj, për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të fundit