Flash News

KRYESORE

I dënuar për prostitucion dhe rrëmbim personi, arrestohet shqiptari në doganën e Qafë-Thanës

I dënuar për prostitucion dhe rrëmbim personi, arrestohet

Policia njofton se ka arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Rrëmbim personi".

Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi Musli Haliti, 44 vjeç, banues në fshatin Dobroshtë-Tetovë,(Maqedoni).

“Arrestimi i tij u bë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Monzës në Itali, me vendim penal nr 316/2001 E.S datë 04.06.2001, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për kryerjen e veprave penale "Shfrytëzim Prostitucioni" dhe "Rrëmbim personi" parashikuar nga Kodi Penal Italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit