Flash News

KRYESORE

I dërgoi video erotike nxënëses, shkolla merr vendim për mësuesin e matematikës

Pas daljes së një video erotike, ku mësuesi i shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë, Fatmir Dervina shfaqej duke filmuar veten teksa bëntë veprime të pahijshmë ka reaguar edhe drejtoria e shkollës.

Me anë të një statusi në “Facebook”, shkolla dënon aktin e mësuesit dhe për pasojë e ka pezulluar nga puna Fatmir Dervinën derisa të zbardhet e vërteta e ngjarjes.

Njoftim i shkolllës:

Duke marrë shkas nga ngjarja e publikuar në rrjetet sociale, mbi publikimin e një videoje me përmbajtje që cënon integritetin e një mësimdhënësi, nga një mësues i shkollës sonë, drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” Fushë-Krujë dënon ashpër veprimin dhe ka marrë masën:

Pezullim nga puna deri në zbardhjen e çështjes nga organet kompetente.

Të fundit