Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
I dërguari i DASH, Palmer: SHBA e dëshiron Ballkanin Perëndimor në BE
I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, deklaroi se vendi i tij dëshiron që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së. Zyrtari amerikan ndodhet në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Bashkimi Evropian dështoi që të gjejë një kompromis për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Sipas mendimit tonë, ky ishte një gabim historik dhe ky është një mesazh i keq për të gjithë rajonin", tha zoti Palmer duke shtuar “Amerika dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë një perspektivë evropiane dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të bindur Bashkimin Evropian që të ndryshojë pozicionin e tij përpara takimit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Zagreb, në maj".
Palmer bëri thirrje që të respektohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, ku Lista Serbe ka marrë mbështetjen e shumicës së serbëve të Kosovës dhe të drejtën për t’i përfaqësuar në qeveri.
“Për këtë çështje ka diskutuar edhe me udhëheqësit në Kosovë përfshirë edhe zotin Albin Kurti.”
Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se vlerëson mbështetjen amerikane për rrugën evropiane të Serbisë, kurse për Kosovën u shpreh se qëndrimet ndërmjet dy vendeve vazhdojnë të jenë të ndryshme.