Flash News

KRYESORE

I dërguari i Sebastian Kurz e thotë hapur: Jemi të shqetësuar për Fatmir Xhafajn

I dërguari i Sebastian Kurz e thotë hapur: Jemi të

Dy deputetë të Austrisë kanë qenë sot në Tiranë për zhvilluar bisedime me zyrtarët shqiptarë mbi procesin integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Kreu i grupit parlamentar të OVP, Reinhold Lopatka ka deklaruar se Vjena është shumë e shqetësuar për çështjen e Fatmir Xhafajt, ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Ai kërkoi trajtim të besueshëm të kësaj çështje, në mënyrë që të mbështetet rrugëtimi i vendit drejt BE-së.

“Jemi të shqetësuar për çështjen e Famitr Xhafajt. Rasti i ministrit Xhafaj duhet të trajtohet në mënyrë të besueshme që të mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Lopatka pas takimit me kryeopozitarin Lulzim Basha.

Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer kanë deklaruar gjithashtu se “qytetarët austriakë janë të shqetësuar për krimin e organizuar shqiptar në Evropë.”

Reinhold Lopatka  është gjithashtu kryetar i Komisionit të Çështjeve Europiane dhe zv/kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak, ndërsa Michael Hammer zv/kryetar i Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjës.

Të fundit