I dërguari i Vuçiç në Tiranë: Shpesh injoranca ka rrezikuar paqen mes nesh, Angjelina e Serbisë ishte fisnike shqiptare

Nikolas Selakoviç

Sekretari i Përgjithshëm i presidencës në Serbi, Nikolas Selakoviç, i pranishëm në konferencën Ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen” të organizuar në bashkërendim me Departamentin e Shtetit të SHBA, si i dërguar i presidentit Aleksandër Vuçiç, tha se një nga problemet më të mëdha në Ballkan është mosnjohja e popujve me njëri-tjetrin.

Madje, sipas zyrtarit serb, injoranca e madhe na ka çuar në pakuptimësi dhe ka rrezikuar paqen.

“Thelbi i çdo feje është paqja. Historia jonë e Ballkanit është bërë shumë e komplikuar nga rrethanat që së bashku të dy shqiptarët dhe ish Jugosllavia, ku Serbia ishte pjesë e saj pas LIIB, ishin shtete të organizuara nga një parti në përputhje me parime ideologjike, ku tema e lirive fetare është sjellë në atë mënyrë që këto shtete e kufizonin nga njëri tjetri.

Shumë shpesh injoranca jonë e madhe na ka çuar neve në pakuptimësi dhe ka rrezikuar paqen. Niveli i injorancës është dëshmitarë e asaj që kemi sot sepse shumë serbë sot nuk e dinë që një nga shenjtët më të famshme në Serbi, Angjelina e Serbisë ishte një fisnike shqiptare, ashtu si edhe shumë shqiptarë nuk e dinë që shenjti Gjon Vladimir një nga më të respektuarit në Shqipëri, i varrosur në Elbasan ishte duk serb, shenjti i parë fetar ndërmjet serbëve.

Një nga problemet kyçe është që ne nuk e njohim njëri tjetrin mjaftueshëm, kjo është më shumë arsye për të nisur këtë dialog fetar, që të shmangim rreziqet që mund rrezikojnë paqen duke njohur diferencat tona”, u shpreh zyrtari serb, në takimin ku të pranishëm ishin presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi etj.