Flash News

KRYESORE

I dha Flamengos titullin, trajneri i Interit tregon epitetin dështak që i vunë

I dha Flamengos titullin, trajneri i Interit tregon epitetin dështak

Gabigol ishte heroi i Flamengos në finalen e Kupës Libertatore. Sulmuesi në pronësi të Interit shënoi dy herë në minutën e 90' dhe 90'+3' për të çuar ekipin e tij dhe tifozët në qiellin e shtatë.

23-vjeçari ishte shumë premtues dhe është, por dështoi krejtësisht tek Interi. Italianët nuk i dhanë asnjëherë bezim dhe gjatë sezonit 2016-17 luajti vetëm 9 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol.

Trajneri atëherë ishte holandezi Frank De Boer. Tekniku tregon se me Interin nuk dhuroi asgjë dhe e etiketuan si Gabi-JO-gol . “Kisha dëgjuar shumë pak për të. Më treguan që bëhej fjalë për një futbollist fantastik, por ne e thërrisnim Gabi-JO-gol në vend të Gabigol. Nuk arriti të tregonte asgjë në fushën e blertë“, thekson trajneri holandez.

Të fundit