I dha postet më të rëndësishme, kush është ministrja që imiton Ramën deri në detaje (jo vetëm Spiropali)

Prej dhjetorit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i është besuar Belinda Ballukut, pas shkarkimit të Damian Gjiknurit (një nga të shkarkuarit e kabinetit Rama 2).

Njihet si një prej personave më të besuar të Ramës, të cilës i ka dhënë poste nga më faktoriale, ndërsa kur ishte e emëruar si drejtoreshë e AlbControl dhe e Aviacionit Civil, Rama e cilësonte Ballukun si “shtriga kuq e zi e Aviacionit”.

Sot, në një dalje për mediat Balluku tërhoqi vëmendjen me një detaj, që të kujton direkt kryeministrin dhe shefin e saj, Edi Rama.

Në qafë mbante një varëse me shkronjën B, në kontekstin e parë nënkupton emrin e saj-Belinda Balluku, një “gjetje” njësoj si kryeministri.

Në ndryshim nga ministrja, Rama e përdor si spilë në jakën e xhaketës së tij, që lexon inicialet e tij, ER.

Ministrja Balluku nuk është e para që përflitet se imiton kryeministrin, pasi të njëjtën gjë është përfolur më parë edhe Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marredheniet me Parlamentin duke imituar gjuhën e trupit.