Flash News

KRYESORE

I dhunoi vëllain me levë hekuri, i riu tenton të vrasë 48-vjeçarin

I dhunoi vëllain me levë hekuri, i riu tenton të vrasë

Policia e Kurbinit njofton se ka arrestuar në flagrancë i shtetasin, Rudolf Lama, 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S.T. 48 vjeç, banues në Kurbin për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”.

Sipas policisë, në mesditën e datës 09.06.2018, shtetasi S.T., tek Ish – Uzina në Laç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.Lama ( vëllai i shtetasit Rudolf), ku e ka goditur me mjet të fortë ( levë hekuri) duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin që shtetasi Rudolf Lama ka marrë vesh për konfliktin, ka marrë një armë zjarri pushkë model 63, me fishekë, dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e shtetasit S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit.

Falë vlerësimit në kohë të situatës dhe njoftimit për konfliktin, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë shtetasin Rudolf Lama dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë me të cilën kishte kërcënuar dhe qëlluar.

Të fundit