Flash News

KRYESORE

I është infektuar i vëllai nga COVID-19, si reagoi Valdrin Sahiti kur e mori vesh

I është infektuar i vëllai nga COVID-19, si reagoi Valdrin Sahiti
Vëllai i stilistit të njohur nga Kosova, Valdrin Sahitit, Dekorim Sahiti, i cili është dhe menaxheri i grupit ‘Babastars’ ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte në emisionin ‘Ftesë në 5’ ku ka treguar se si ka shkuar gjithçka që prej momentit kur mori lajmin se ishte i infektuar me ‘Covid-19’. Dekori tregoi se është vetizoluar prej ditësh dhe shtoi se lajmin ia dha të parit shokut të tij, Getoar Selimit, i cili ishte shqetësuar për shëndetin e tij njëjtë si gjithë miqtë e tjerë. Ndërsa Bieta e pyeti edhe për reagimin e të vëllait, Valdrinit, dhe Dekori rrëfeu se  stilisti e priti me të qeshura dhe duke përdorur shprehjen e tij “Katastrofë”. Dekori shpjegoi po ashtu se as miqtë  e tij por as kolegët e punës nuk janë të infektuar dhe se vetë ai nuk ka marrë asnjë medikament mjekësor përveç çajrave të ndryshëm dhe lëngjeve.
 
View this post on Instagram
 

Rezultoi pozitiv me Covid-19, Dekorim Sahiti tregon reagimin e të vëllait Valdrin Sahiti #Ftesënë🖐

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Të fundit