Flash News

KRYESORE

I ftohti ju ndihmon të humbisni peshë

I ftohti ju ndihmon të humbisni peshë

Të paturit ftohtë ju ndihmon të humbisni peshë. Aktiviteti fizik ose ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta krijojnë më shumë yndyra në ngjyrë kafe që djegin kaloritë në trup.

Një studim i mëparshëm ka zbuluar se të ftohtit ka të njëjta efekte si aktiviteti fizik, pasi ofron mbrojtje kundër obezitetit dhe përmirëson shëndetin metabolik.

Ndërsa hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Gjenevës kanë zbuluar se si ekspozimi ndaj të ftohtit alternon përbërjen e bakterit në zorrë, që e bën trupit që të djegë shtresat e depozituara dhjamore, përmirëson metabolizmin e glukozës dhe ndihmon për t’u dobësuar.

Ky zbulim i ri mund të sigurojë trajtime të reja për njerëzit mbipeshë ose obezë.

Profesori Mirko Trajkovski, i cili e udhëhoqi këtë studim, duke folur për “Western Daily Press” tha: “Kemi të dhëna bindëse se mikrobet e mira që gjenden në zorrë luajnë një rol kyç në aftësinë e njeriut për t’u adaptuar me mjedisin, duke rregulluar drejtpërdrejt energjinë tonë trupore”.

Të fundit