Flash News

KRYESORE

I ftoi në restorantin luksoz në Berlin, zbardhet arsyeja pse refuzuan darkën e Ramës deputetët gjermanë

I ftoi në restorantin luksoz në Berlin, zbardhet arsyeja pse refuzuan

Pas takimit me kancelaren Merkel ditën e djeshme, sipas gazetës Tagesspiegel, disa deputetë të Bundestagut kanë refuzuar të marrin pjesë në darkën e organizuar nga Ambasada Shqiptare në Berlin.

Me vendim të grupit parlamentar CDU/CSU, asnjë deputet i partisë së Merkelit, nuk mori pjesë në darkë me Edi Ramën.

Kryesia e Grupit Parlamentar CDU/ CSU u mblodh si rregullisht të hënën pasdite në Bundestag.  Një nga çështjet që diskutoi ishte edhe sulmi i mediatik plot fyerje e shpifje personale e familjare ndaj deputetit Krichbaum, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Europën.

Vendimi i kryetarit të Grupit Volker Kauder, person shumë i afërt me Merkel ishte i prerë: asnjë nga deputetët e grupit CDU/CSU nuk do të jetë në darkën e shtruar nga Kryeministri Rama në China Club me rastin e vizitës së kryeministrit.

Edhe përzgjedhja e restorantit, ndër tre më të shtrenjtët në qytet, u shoqërua me habi dhe komente kritike. Të ftuar në darkë ishin deputetë të CDU/CSU, ndaj pas bojkotit të plotë nga ana e tyre, Rama darkoi vetëm me Fugën e Ballën në restorantin e shtrenjtë.

Për këto zhvillime raportoi edhe Albrecht Meier në gazetën Der Tagesspiegel. /Politiko.al/

Të fundit