Flash News

KRYESORE

I ftuari shkon në emision para moderatorit

I ftuari shkon në emision para moderatorit

Kanë qenë të shpeshta rastet, thuajse në të gjitha emisionet në Shqipëri, ku të ftuari shkojnë me vonesë në emisione. Por e kundërta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘360 gradë’.

Teksa prezantonte të ftuarit e mbrëmjes, moderatori Artur Zheji, i urdhëroi mirëseardhjen të ftuarit Agim Doçi. Por ky i fundit ju përgjigj Zhejit duke i thënë ‘Mirë se vjen edhe ti, se unë kam ardhur para teje’.

Zheji e kaloi me një batutë këtë përgjigje duke shtuar se ‘korrektësia e Doçit është fantastike’.

Të fundit