Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Virgjil Muçi
Dikur e solli rasti të ndodhesha në Aushvic dhe, atë ditë të acartë dimri, mendja shkonte e rrihte veç në një pikë: mbarë njerëzimi lypset t’i shkelë këmba qoftë edhe një herë të vetme në jetën e vet në këtë vend e të shohë me sytë e ballit kampin gjëmëmadh të shfarosjes për të kuptuar realisht atë çka ndodhi. Teksa lexoja dhe, veçmas, kur u ula të hidhja këto radhë rreth veprës monumentale – jo vetëm nga vëllimi, por kryeherazi nga përmbajtja – të At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue” thashë vetmevete pak a shumë të njëjtën gjë: leximi i librit të këtij frati të thjeshtë është një gur kilometrik në kalvarin e pafund të njohjes së të vërtetës së hidhur historike, ngaqë thjesht e shkoqur, ai njeri ka dalë gjallë nga ferri dantesk e ka mbërritur deri në ditët tona për të na përcjellë kumtin e të gjithë atyre që s’mundën të dilnin dot gjallë dhe i lanë amanet Rrno vetëm për me tregue. Ndaj më e pakta që mund të bëjmë ne, të gjallët e sotëm, është që ta lexojmë këtë libër që ngjan si i thadruar në gurë e jo i shkruar me penë e bojë mbi letër.
Për krejt harkun kohor që shkon e rrok, afro gjysmë shekulli, vepra e At Zef Pllumit vjen e shtrihet në disa rrafshe: së pari, ajo nuk është vetëm e thjesht një akt-akuzë kundër regjimit diktatorial në përgjithësi dhe gjenocidit fizik e shpirtëror të ushtruar kundër klerit katolik në veçanti, por ndërkohë edhe një vepër e mirëfilltë historike, tok me të gjithë elementët përbërës së saj, si politika, ekonomia, shoqëria, arti e kultura. Nga ana tjetër është edhe një dokument jashtëzakonisht i pasur me të dhëna gjithfarësh për periudhën e përshkruar në të, kësisoj, një burim i dorës së parë për historianët dhe studiuesit e fushave dhe lëmejve të ndryshëm të interesuar për kohën e komunizmit në Shqipëri; kësisoj një itinerar i domosdoshëm dhe i pashmangshëm që kurrkush nuk mund t’i bishtnojë dhe shtëmënget. Duke vijuar në të njëjtën hulli mendimi, ma do mendja nuk e teproj kur them se, ky libër lypset të jetë pjesë e bibliografisë së çdo vepre që rreket të hulumtojë dikaturat dhe krimet e kryera në Europën Jug-Lindore. Së dyti, duke u shtyrë cazë më tej nga ky këndvështrim, ky libër, falë penës së mjeshtrit, ka fatin të përftojë edhe një dimension të pazakontë, thënë me fjalë të tjera, ka fatin të lexohet me andjen e një sage romaneske, ku lypset thënë se, paradoksalisht, realiteti ia kalon edhe fantazisë më të harlisur të shkrimtarit. Episode të tëra dhe karaktere të jashtëzakonshëm, le të themi personazhesh, ravijëzohen brenda suazës së tij për të mbetur gjatë në kujtesë.
Kësodore teknika narrative e autorit lëviz natyrshëm dhe e pa sforcuar në regjistra të ndryshëm, çka e thyen monotoninë e të rrëfyerit dhe e bën të andshëm leximin edhe për lexuesin e rëndomtë në të gjithë hapësirën prej shtatëqind e ca faqesh që shkon e rrok libri. Autori lëviz me zhdërvjelltësi nga një teknikë rrëfimi në tjetrën dhe kjo gjë ndodh pa kërcitur e i rënë në sy lexuesit; prej toneve intime e tejet të sinqerta të memorialistikës, në përroin e rrëmbyer që të heq zharg pamëshirë të fikcionit, prej këtij të fundit në rrjedhën e qetë dhe të rryeshme, po gjithsesi të thellë që të shtyn drejt limanesh meditimi e refleksioni të eseistikës, për t’i lënë vendin më pas hapësirave pa an’e pafund të tekstit të mirëfilltë historik, ku ngjarjet riprodhohen me saktësi dhe kthjelltësi.
Më fort se një libër për të shkuarën e mynxyrshme, kjo vepër mbart në vetvete një kumt për të tashmen dhe një amanet për të ardhmen. Si e tillë zor se mund të thuhet se ajo vjen e lind nga frymëzimi i një çasti, as nga malli i shtampës dhe aq më pak nga ngasja për lavd e para; jo, kjo është një vepër e ngjizur prej vuajtjesh e dhimbjesh njerëzore, që autori i shtyrë nga një ndjenjë humanizmi gjenuin dëshiron t’ua lerë brezave si dëshmi edhe të së keqes, asaj që bashkëjeton me ne, që gjëllon brenda e jashtë nesh, ndaj dhe kurrkush, me dy fije mend në kokë, nuk mund të thojë e mëtojë se është zhdukur pa nam e pa nishan, njëherë e përgjithmonë.
Mbas ribotimit dhe pritjes së ngrohtë nga lexuesi dhe kritika të arqipelagut "Rrno për me tregue" të At Zef Pllumit, një tjetër vepër e françeskanit të madh, pinjolli i fundit i atyre burrave të shquar që me penën dhe gjakun e tyre shkruan pjesë të ndritura të historisë, kulturës e qytetërimit shqiptar, doli ne drite. E kam fjalën për veprën më të fundit të At Zef Pllumit "Histori kurrë e shkrueme".
S'do mend, po qe se do ta shihnim vlerën e këtij libri në veç sa thamë më sipër, do të qe dritëshkurtësi, për të mos thënë një padrejtësi kundrejt autorit dhe veprës së tij shumërrafshëshe. Me shtysën dhe këmbënguljen e miqve, ai u vu të shkruajë kujtimet e jetës së tij, një sipërmarrje disi e vështirë, nisur nga fakti se i mungonin shënimet vetjake dhe dokumentet të konfiskuara nga komunistët, por që gjithsesi e kapërceu mrekullisht falë një kujtese të kthjellët, vullnetit dhe, pas të gjitha gjasave, të një edukate pune, sigurisht jo ballkanase. E vërteta është se At Zef Pllumi, njeri jashtëzakonisht i kulturuar dhe i ditur (veç po dhe aq modest) nuk mëton aspak të luajë rolin e historianit e kësisoj të niset e të shkruajë historinë e Shqipërisë, por ja që një trill i fatit, nga ata që s'lypin shpjegim, bën që jetëshkrimi i tij të përkojë me disa nga çastet kulmore të historisë së këtij vendi. Si bir denjë i "etërve të mëdhenj", At Zef Pllumi s'ngurron të marrë përsipër barrën të rindërtojë trungun gjenealogjik të atyre burrave që ai i kujton me aq veneracion dhe përkushtim në një pjesë të këtij libri, a thua se është duke thadruar shtatoret e tyre, çka në një farë mënyre është përnjëmend ashtu; thënë me fjalë më të varfëra, ata kanë për të mbetur të tillë jo vetëm në kujtesën e lexuesve, por kryesisht në kujtesën kombëtare. Tekefundit, ky ishte shërbimi i fundit që mund t'i bënte sojit të vet, që komunistët e porsaardhur në fuqi u rropatën ta zhbëjnë me farë e me fis. Dhe ky nuk është ndonjë eufemizëm, por një realitet i hidhur që ai e provoi në lëkurën e vet. E vërteta është se, me atë gjest, At Zef Pllumi do të kryente një akt fisnik kundrejt gjithë sojit, për të treguar faqe botës që shqiptarët nuk janë ndonjë fis magjypësh.
At Zef Pllumi nuk na shfaqet vetëm si një historian dhe publicist skrupuloz, por edhe stilist i përkryer. Ai ka aftësinë të ngulisë me pak penelata portrete të paharrueshëm jo veç të figurave historike (mjafton të ndërmendim galerinë e sivëllezërve të tij), por edhe kuadro tipologjikë të një krahine të tërë, për të na dhënë portretin e shqiptarit, larg skemave bardhezi dhe idileve romantike. Ironik e sarkastik, shpesh kundërthënës në vëzhgimet e konsideratat e veta, por mbi të gjitha realist i pakorruptueshëm, Padreja, siç jemi mësuar më së shumti ta thërrasim, nuk i kursen thumbat kundrejt huqeve të bashkëkombasve, të cilat, shohim të harbojnë edhe sot e gjithë ditën.
Kur e mbaron së lexuari këtë libër, jo të zakontë, nuk ka sesi mos të të ngjitet e të të shoqërojë një copë herë, ndjesia se autori çoç ka ende për të thënë dhe thesi i shpirtit i tij ka ende shumë për të na kumtuar e për ta pasuruar më tej këtë sagë të pashoqe në thesarin e letrave shqipe që, pa dyshim, shkon ku e ku tej kujtimeve të një individi.
Duke i mbyllur këto radhë, më vjen mirë të rikonfirmoj atë mendim të mpiksur tashmë se, vepra e At Zef Pllumit ka karakter të theksuar poliedrik: pra, ajo nuk është vetëm e thjesht një akt-akuzë kundër diktaturës në përgjithësi dhe gjenocidit fizik e shpirtëror të ushtruar kundër klerit katolik në veçanti, por ndërkohë edhe një vepër e mirëfilltë shkencore disarrafshëshe, një udhëpërshkrim i pashmangshëm që s'ka se si t'i bishtnosh në udhën e gjatë drejt dijes dhe ndriçimit shpirtëror.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38