Flash News

KRYESORE

I gjatë dhe "thatanik"

Në thelb duhet të keni një veshje të strukturuar. Ideja që 'fshihet' prapa kësaj është se ju gjithmonë doni që të merrni shumë vëmendje, sytë të jenë mbi ju. Por shumë prej jush, keni dëshirë dhe mundoheni që përmes veshjes të ngjani më i gjatë dhe më elegant, më i dobët ("thatanik").

Ja disa këshilla të përgjithshme:

Idealisht, duhet të jeni më shumë përzgjedhës i veshjeve të errëta ose me pamje monokromatike nga jashtë, sepse krijon idenë e gjatësisë. Veshje monokrome, do të thotë  i frymëzuar duke krijuar idenë monokrome, sepse ju nuk dëshironi të visheni i gjithi me të zezë, ose një gri e plotë.  Sepse kësaj lloj veshjeje i mungon kontrasti dhe kjo duket vetëm si një pikë e vetme.

Në të njëjtën kohë, veshja e së njëjtës ngjyrë, për syrin krijon një siluetë ku ju dukeni më i dobët dhe kjo nënkupton dhe gjatësinë.

Vijat po ashtu janë miku juaj më i mirë: flasim për ato vertikalet dhe jo horizontale. Po ashtu, zgjidhni vija të holla sepse ato të trashat ju bëjnë të dukeni më të shëndoshë. E njëjta gjë vlen edhe për këmisha ose çorape; gjithmonë mbani në mend vija vertikale do të duken më mirë për ju dhe do t'ju bëjnë të dukeni më të gjatë.

Përmes fotove të mëposhtme, keni disa ide se çfarë lejohet e nuk lejohet në veshjen tuaj që të dukeni më i gjatë dhe më i dobët.

Të fundit