Flash News

KRYESORE

I gjenden në shtëpi drogë dhe municione, arrestohet 47-vjeçari

I gjenden në shtëpi drogë dhe municione, arrestohet

Në kuadër të operacionit "Kalaja", policia e Beratit bëri të mundur ndalimin e shtetasit L.B, 47 vjeç, banues në Berat.

Ndalimi i 47-vjeçarit u bë pasi në banesën e tij në lagjen "13 Shtatori" u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu iu sekuestruan edhe një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike.

Të fundit