Flash News

KRYESORE

I “gjuan” Interi dhe i merr Barcelona, pas Malcom katalanasit kërkojnë Arturo Vidal

I “gjuan” Interi dhe i merr Barcelona, pas Malcom katalanasit

Barcelona ka hyrë në garë për të marrë mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal, i cili është shumë pranë kalimit te Interi.

Kiliani ka edhe dy vite kontratë me Bayern, por klubi ka vendosur t’i plotësojë dëshirën për t’u larguar nga Bavaria.

Sipas mediave italiane, 31-vjeçari do të jetë blerja e re e Inter, por sot “El Mundo Deportivo” shkruan se pasi “vodhi” Malcom nga duart e Romës, në momentin e fundit të transferimit të brazilianit, drejtuesit e Barcelona po mendojnë edhe një “kurth” ndaj zikaltërve.

Manchester United dhe Chelsea janë interesuar gjithashtu për Vidal, por duket se mesfushori do të zgjedhë mes Inter dhe Barcelona për të vazhduar karrierën në Europë.

Të fundit