Flash News

KRYESORE

I gjunjëzuar para moderatores, Gjiko i propozon për martesë Elitës

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur Elita Rudi festoi ditëlindjen e saj të 25-të dhe në këtë ditë partneri i saj Gjiko kishte përgatitur një surprizë mjaft speciale, ku i mbushi shtëpinë plot me buqeta lulesh.

Por siç duket surprizën më të madhe, Gjiko e kishte ruajtur për në fund.

Reperi ka zgjedhur pikërisht ditën e saj të lindjes për t’i propozuar martesë moderatores.

Para pak minutash, Gjiko dhe Elita kanë publikuar një fotografi nga ky çast emocionues, ku reperi shihet i ulur në gjunjë përpara saj për t’i propozuar.

Ndërsa Elita me lot në sy ka pranuar të jetë partnerja e tij për gjithë jetën.

“Ajo tha po”, ka shkruar Gjiko bashkangjitur fotografisë.

Të fundit