Flash News

KRYESORE

I grabitën portofolin dhe e dhunuan, policia arreston dy mirditorët

I grabitën portofolin dhe e dhunuan, policia arreston dy mirditorët

Një ditë më parë, shtetasi N.Gj. bëri denoncim në Policinë e Mirditës ndaj dy personave të panjohur, që i kishin grabitur portofolin me 200 mijë lekë të reja dhe e dhunuan teksa ishte duke ecur në rrugë.

Nuk kaluan më shumë se 24 orë dhe policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga dy autorët, të cilët janë Angjelin Përleka dhe Erjol Shtjefanaku, banues në Mirditë.

“Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen, i kanë vjedhur me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë të reja, shtetasit N.Gj. duke e goditur fizikisht si dhe me mjete të forta”, njofton policia.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale” Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Të fundit