I grabitën shtëpinë dy ditë më parë, kryefamiljari: Na drejtuan thikën në kokë

Kryefamiljari, Përparim Merdani, pronar i shtëpisë dy katëshe në fshatin Greshicë të Mallakastrës që ra pre e vjedhjes me dhunë mbrëmjen e 22 marsit, ka rrëfyer cfarë ka ndodhur mbrëmjen e ngjarjes.

Merdani ka rrëfyer për mediat se në momentin e ngjarjes ka qenë bashkë me nënën dhe mbesën në banesë. “Mua dhe plakën na zuri gjumi. Ulëriti mbesa. Na drejtuan thikën në kokë. Më kërcënuan”, ka rrëfyer ai.

Merdani rrëfeu se kanë qenë tre persona me maska të cilët kishin me vetë një shkop gome, një kriketë të madhe që hap makinat dhe tre thika në dorë.

“Vajtën tek dhoma e mbyllur. Kërkuan çelësin. Ishin 1 milion e 700 mijë lekë. Ja dhamë çelësin. Shqeu derën mori paratë” tregon kryefamiljari. Grabitësit kanë qenë të maskuar ia ka bërë të pamundur identifikimin Përparimit.

Policia ka njoftuar mëngjesin e sotëm arrestimin e dy të rinjve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, të dyshuar si autorë të grabitjes.

Bëhet fjalë për shtetasit Klejdi Saliaj 21 vjeç dhe Arber Muçaj 22 vjeç, të dy banues në Panahor dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi. U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit M.H.