Flash News

KRYESORE

“I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë", Thaçi ironizon Kurtin: Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar!

“I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë",

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar si absurditet vendimin e qeverisë së Kurtit për taksën 12-22 euro për disifektimin e kamionëve që hynin nga Shqipëria për shkak të COVID-19, ndërsa kufiri me Serbinë, sipas tij, qëndron i hapur.

Duke e cilësuar si të padrejtë rregullat e marra në këtë kohë pandemie ndaj qytetarëve që vijnë nga Shqipëria, Thaçi thekson se: “përpos vonesave proceduriale, kjo taksë tashmë po rëndon edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave.”

“I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë. Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar!”, përmbyll kështu postimin e tij Presidenti kosovar.

Kujtojmë se, taksa e disifektimit të kamionëve që hynin nga Shqipëria në Kosovë ka zgjatur vetëm një ditë, pasi pezullimit pak orë më parë.

Postimi i plotë i Thaçit:

Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19. Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave.

Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyllë Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë.

Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar! HTH

Të fundit