Flash News

KRYESORE

I heshtur dhe me duar të fashuara, shfaqet Marko Gjuriç një ditë pas arrestimit

I heshtur dhe me duar të fashuara, shfaqet Marko Gjuriç një

Shfaqet Marko Gjuriç, zyrtari i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën  para medieve serbe një ditë pas arrestimit dhe dëbimit të tij nga policia në veri të Mitrovicës.

Ai doli në një konferencë për mediat bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.  Kujtojmë se mbrëmë, menjëherë pas incidentit, lista serbe kërkoi të ndërpresë dialogun me qeverinë e Kosovës, por që vendimi përfundimtar do të merret pas konsultave me Vuçiç.

Ajo që ra në sy në këtë dalje të parë ishte fakti se Gjuriç kishte të dyja duart të fashuara, duke lënë të nënkuptojmë se është rrahur keq nga forcat e speciale të Kosovës, mbrëmë gjatë takimit në veri të Mitrovicës me përfaqësues serb.

Gjatë arrestimit të Gjuriç, policia hodhi një bombë dhe një gaz lotsjellës dhe u plagos një person. Ndërsa Gjuriç u arrestua dhe më pas u dëbua në Serbi.

 

 

 

Të fundit