Flash News

KRYESORE

I hodhën granatë në lokal, zbardhet e shkuara kriminale e pronarit 32-vjeçar

I hodhën granatë në lokal, zbardhet e shkuara kriminale e

Një person është plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e shpërthimit me lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasanit rreth orës 04.00 të mëngjesit.

Persona të paidentifikuar kanë hedhur në ambientet e brendshme një granatë dore dhe për pasojë u plagos pronari i lokalit, Albert Alterziu 32 vjeç.

Megjithatë, policia po heton në disa pista konkrete për ngjarjen, bazuar në të shkuarën kriminale të të riut të lënduar.

Sipas shqiptarja,com i riu është dënuar më parë për vrasje, disa vite më parë kur ai ishte një minoren dhe në vitin 2013 është plagosur duke u goditur disa herë me thikë në trup.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambientet e një  lokali  është hedhur një  granate dore  e  cila  ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej  në lokal në ato momente.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit  në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe  identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Të fundit