Flash News

KRYESORE

I hoqi mikrofonin nga dora Taulant Mukës, i riu rezulton militant i LSI

I hoqi mikrofonin nga dora Taulant Mukës, i riu rezulton militant i LSI

Në protestën e zhvilluar sot përpara Kryeministrisë, ku studentët u rikthyen sërish të shumtë në numër, pati një incident midis studiuesit Taulant Muka dhe një grupi të rinjsh. Sapo Muka mori fjalën, një person iu afrua dhe i tërhoqi mikrofonin, çka krijoi përshtypjen se ishte në gatishmëri për të reaguar në atë mënyrë. Më pas, pak persona të tjerë iu bashkuan këtij të riu duke i kërkuar ish-zv/ministrit të largohej nga protesta.

Menjëherë pas incidentit, disa denoncime janë bërë edhe në faqen e Politiko.al për personin e përfshirë në ngjarje. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme është konfirmuar se i riu është militant i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Politiko.al ka siguruar këtë foto të të riut me iniciale E.M., i veshur me bluzen e LSI-së që drejtohet nga Monika Kryemadhi. Këtë foto ne ia dërguam edhe ish-zv/ministrit Muka, i cili ishte personi që u përball direkt me të riun. Pasi u njoh me foton, Muka konfirmon se ai është personi që i hoqi sot mikrofonin nga dora.

Përgjatë dy javëve protestë, studentët kanë denoncuar disa herë për përfshirjen dhe manipulimin e të rinjve të forumeve partiake. Sa i përket incidentit të militantit të LSI me Taulant Mukën, kujtojmë se studiuesi denoncoi pak ditë më parë plagjiaturën në doktoraturën e Monika Kryemadhit.

Taulant Muka flet për Politiko: Incidenti sot në protestë, do vijoj të jem aty

Incidenti me Taulant Mukën në protestë, studentja tregon se çfarë ndodhi: Pse nuk u lejua të fliste

Të fundit